BB ul parashikimet për rritjen ekonomike: Papunësia e lartë dhe e qëndrueshme

 Banka Botërore ka prezantuar raportin për "Ribalancimin e rritjes ekonomike" për vendet e rajonit. Raporti vlerëson se pavarësisht rritjes ekonomike, në Shqipëri papunësia mbetet e lartë dhe e qëndrueshme, pagat kanë pësuar rënie, ndërsa varfëria po zbutet me ritme më të nagdalta se në vendet e tjera. Banka Botërore ka rishikuar në ulje projeksionet për rritjen ekonomike të vendit, duke pranuar për herë të parë se rënia e eksporteve po bëhet pengesë.Rritja ekonomike nuk po reflektohet në ekonominë reale. Raporti i fundit i Bankës Botërore "ribalancimi i rritjes ekonomike" vlerëson se pavarësisht krjimit të vendeve të punës, papunësia mbetet ende e lartë dhe qëndrueshme në Shqipëri, ndërkohë që pagat jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kanë pësuar rënie për periudhën 2010-2014.Për herë të parë, raporti thekson se ngadalësimi i eksporteve do të ketë kosto për ekonominë.Banka Botërore ka ulur projeksionet e saj për rritjen ekonomike në 3.2% për këtë vit dhe në 3.4% vitin e ardhshëm.Shijaku: Arritja është projektuar më poshtë krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo ka ardhur si pasojë e monitorimit të situatës në tregjet eksportuese, konkretisht çmimet e lëndëve bazë dhe mineraleve. Po shikojmë që dhe në Shqipëri firmat që merren me eksporte po ecin më poshtë se parashikimet tona të kaluara. Kjo kryesisht ka motivuar uljen e parashikimit për rritjen ekonomike gjatë 2016, por dhe një ulje të lehtë në 2015 nga 2.7 në 2.6%. Nga 2010 në 2014 paga reale, diferenca ka rënë.Banka Botërore vlerëson se varfëria po zbutet me ritme shumë më të ngadalta se në vendet e tjera të rajonit.Shijaku: Tendenca rënëse e varfërisë është më e vogël sesa në mesataren e rajonit.Sipas Bankës Botërore, ekzistojnë risqe për rritjen ekonomike.Përveç ndikimit në tregjet ndërkombëtare, rrezik i mundshëm në ngadalësimin e ekonomisë vlerësohen zgjedhjet e vitit të ardhshëm.