Defekt në motor, përfshihet nga flakët autobusi i transportit qytetas në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2016, 09:38
Një autobus i linjës Durrës-Plepa është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.Ngjarja aksidentale raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, orar kur nuk kishte shumë pasagjerë në mjet.Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor.Sapo ka konstatuar zjarrin në pjesën e pasme të mjetit, shoferi ka ndaluar autobusin dhe pasagjerët kanë zbritur menjëherë.Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar nga zjarri.