Qeni hero i ushtrisë amerikane nderohet me dekoratën më të lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2016, 11:10
Luka, qeni ushtarak amerikan që ka shpëtuar jetët e mijëra trupave duke nuhatur eksplozivë, u nderua me medaljen më të lartë për trimërine, nga oprganizata e kafshëve.12 -vjeçarja është stërvitur të nuhasë eksplozivë dhe ka mbrojtur jetët e mijëra trupave amerikanë me veprimet e heroike duke i shërbyer vendit të saj. Qeni hero gjatë gjashtë viteve shërbim, ka marrë pjesë në 400 misione të veçanta në Irak dhe Afganistan.Por në misionin e fundit në Afganistan, Luka humbi një nga këmbët e para të saj dhe pësoi djegie të rënda në kraharor, pasi ajo zbuloi nje bombë 14 kg dhe ndërkohë që kërkontë për të tjera bomba e dytë u aktivizua.Luka nuk është më pjesë e misionëve luftarake. Ajo tashmë gëzon një pension të mbarë.

