Diveroli i tregtisë së armë shqiptare i përfshirë në skandalin “Mossack Fonseca”

Edhe kompania e Efraim Diverolit me bazë në Qipro, e quajtur “Evdin Ltd”, ka pasur llogari në det të hapur. Kompania merrej me tregtinë e armëve dhe në Shqipëri ka përfituar jo pak duke falsifikuar fishkët e vjetruar të ushtrisë shqiptare.Kujtojmë se nga fabrikat e ngritura ndodhi edhe shpërthimi tragjik në Gërdec në mars të vitit 2008, duke lënë pas 28 viktima dhe dhjetëra të plagosur.Kompania është përfshirë në tregtinë e armë me Shqipërinë nga vitit 2007, duke blerë rreth 100 milionë copë fishekë.Plumbat u eksportuan nga vendi ballkanik pasi ishin blerë dekada më herët në Kinë. Kompania e Diverolit bënte ripaketimin e fishekëve, duke fshehur origjinën e tyre, megjithëse kishte embargo nga SHBA-të për tregtinë e armëve kineze.Gazeta amerikane “Miami Herald”, shkruan se prokurorët federalë nisën hetimet ndaj Diverolit në vitin 2008. Pas hetimeve, ai u dënua me 4 vite burg në SHBA. Në skemën e fshehjes së të ardhurave ishin përfshirë edhe dy ortakët e tij.Kompania në dosjen e “Panama Paper’s”, quhet “Fellas”, brenda të cilës përfshihen 30 kompani të huaja të ngritura nga viti 2002 deri në vitin 2007. I gjithë synimi ishte fshehja e pronarëve të vërtetë.Diveroli kishte zhvilluar takime me një investitor nga Qiproja, me të cilin kishte nisur bashkëpunimi për shitjen e armëve. Prokurorët amerikanë kanë zbuluar se takimi është zhvilluar në Los Angelos. Bashkëpunëtori i tij ishte Charalambos Pambos Fellas, i cili ishte përfshirë në listën e zezë të CIA-s si trafikant armësh në vitin 2006.Gazeta e cilëson si lojën e tre të rinjve nisjen e tregtisë së armëve, përkatësisht Efraim Diveroli, David Packouz dhe Alexander Podrizki, për të cilët është shkruar edhe një libër dhe është bërë edhe një film i quajtur “Lufta e qenve”. Ata arritën të mashtronin Pentagonin në shitjen e armëve. Familja e Diverolit është marrë historikisht me një tregti të tillë.graphic-04/Ora News/