"Buçe, këlysh e qen", fjalor fyes në Kuvend. Paloka e Keta tentojnë të sulmojnë Braçen

Kuvendi i Shqipërisë  u përfshi në skenat e përsëritura të sherrit dhe të dhunës. Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka ka tentuar të godasë deputetin socialist Erjon Braçe. Konfrontimi mes dy deputetëve ka ardhur si shkak i replikave të ashpra me fjalor fyes mes deputetit socialist Erjon Braçe  dhe ish kryeministri Sali Berisha. Ndërhyrja e kryetarit të kuvendit me 5 minuta pushim nuk e qetësoi situatën, duke detyruar pak minuta pas rifillimit ta ndërpresë për herë të dytë.  Erjon Braçe tha se nuk do të lejojë asnjë sekond ta fyejnë në kuvend ndërsa Z. Berisha e shpjegoi këtë  ngjarje me frikën e socialistëve për tu përballur me dosjen e vjedhjeve të tyre. Tirane- Diskutimi i  ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare, ka ndezur debatet deri në fyerje personale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ish kryeministri Berisha  Berisha,  ka qenë i ashpër në deklaratat  dhe akuzat e tij çka kanë sjellë regimin e  deputetit socialistë Erjon Braçe.Braçe: Po shikoj njërin këtu që qesh ( flet për Ristanin). Po buçe, po buçe, po buçe!Nderhyn Berisha por nuk degjohetBraçe: Po të them dhe njëherë e ke filluar me këta të tutë, nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë, duke filluar nga rreshti i parë deri tek i fundit. S'ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Nuk ke lënë njeri pa përfolur.Berisha e akuzon nga vendi por nuk dëgjohetBraçe: Ti do vish ta provosh në gjykatë.Berisha flet nga vendi: Ti je këlysh i vogel po dollarët ke marrë shumeBrace: Sali boll mos bëj si qen. Ulu aty se e di çfarë halli ke. Ulu ore aty.Berisha: Je këlysh i vogël.Braçe: Dëgjo këtu qen i madh.Dëgjo këtu.Ça ka mo?Ky  moment i shkëmbimit të akuzave dhe fyrjeve të ndërsjellta  është pasuar me një   konflikt mes kryetarit të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka,  dhe deputetit Erion Braçe. Është dashur ndërhyrja e gardës  për të shmangur një konfrontim të mundshëm fizik. Ndërkohë që Meta urdhëri ndërprerjen e seancës për 30 minuta.Kuvendi rinis me tensionPas 5 minutash seanca rinis sërish me tensione. Demokratët nuk lejojnë nisjen e seancës parlamentare pa u mbledhur byroja, dhe kërkojnë përjashtimin e deputetit socialist Erjon Braçe, i cili vazhdon të jetë në foltore.Meta: Do ta mbledh Byronë kur të jetë e mundur të mbledh Byronë. Nuk mund të ndërpres aktivitetin e Parlamentit 2 – 3 orë për këtë.Noka: Mblidh byronëMeta: Nuk e kam ne dore te mbledh anetaret e Byrose.Në një moment deputeti Roland Keta tenton t'i afrohet foltores ku ndodhej Brace, garda formon gardhin.  Tensioni detyroi Meten te ndeprese seancen per 30 minuta.Pas përfundimit të seancës deputeti socialist Erjon Braçe tha se nuk do të tolerojë asnjë fyerje të opozitës. Ndersa Berisha tha se sjellja e socialistëve tregon frikën që ata kanë  nga zbardhja e vjedhjeve te tyre.Kryeparlamentari thirri Byronë e Kuvendit, e cila nuk mori masë penalizuaese për asnjë deputet, dhe u shty për javën e ardhshme. Kërkesa e demokratëve për përjashtimin me 10 dite nga punimet e parlamentit  Erjon Braces, nuk u mbështet nga PSPor edhe socialistët, kërkuan të njëtën masë për 4 deputetë demokratë të përfshirë në incident, ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e grupit Edi Paloka për fyerje   dhe deputetët Arben Ristani dhe Roland Keta për sulme të dhunshme ndaj Braçes.Braçe flet jashte Kuvendit : Paloka donte të më largonte nga podiumi, s’trembem nga kjo bandë -Berisha flet jashte Kuvendit: Kokoneshi i Divjakës dhe ai i Parlamentit përfituan 1 mln dollarë nga tendera korruptivë[caption id="attachment_717972" align="alignnone" width="640"]paloka brace Momenti kur Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka tentoi të godasë deputetin socialist Erjon Braçe[/caption]https://youtu.be/qkNxxXW22xctension 1https://www.youtube.com/watch?v=s66sQj6NFt0