Bëhen matjet për nxjerrjen e helikopterit, dëshmitari: Po lëvizte shumë ulët

Në zonën ku një ditë më parë ndodhi rrëzimi i helikopterit të Forcave të Armatosura dhe tragjikisht humbën jetën dy pilotë, këtë të enjte është kthyer qetësia.Të vetmit që lëvizin në zonë janë punonjësit e policisë së shtetit dhe asaj ushtarake, si dhe ekspertë që po bëjnë matjet për të ndërhyrë më pas me mjete të specializuara që do të mundësojnë nxjerrjen e bazamentit të helikopterit nga uji.Një nga banorët dëshmitarë në momentin e rrëzimit të helikopterit, Rexhep Mataj, tregon se ai po lëvizte në një lartësi të ulët, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar zhurma e fuqishme e përplasjes në ujë.Rexhep Mataj: Nga ora 14:00- 14:15 u dëgjua një zhurmë, unë isha brenda në shtëpi. Më tha gruaja diçka po bën zhurmë këtu, pashë helikopterin duke kaluar ngjitur me shelqit. Ne ishim brenda dhe ra bum, dëgjuam krismën. Këtu ka qenë një çobaneshë me një djalosh, janë munduar të hyjnë por nuk kanë mundur. Ka qenë dhe një peshkatar dhe në kohën kur e ka parë njëri prej tyre e ka thirr për ndihmë. Kanë hyrë dy veta për ndihmë dhe e kanë nxjerrë. Kemi ardhur këtu, kanë vonuar pak me ardh forcat e policisë dhe pastaj ne vetëm kemi parë nga këtu, nuk ishim në gjendje të shkonim më thellë se nuk kishim mjete.Kjo zonë nga banorët njihet si stacion stërvitor për Forcat e Armatosura, por kohët e fundit nuk janë parë të lëvizin shpesh helikopterë.E keni parë më herët gjatë ditës duke patrulluar?Rexhep Mataj:Jo. Mundet që para dy javëve të kenë kaluar por këtë javë jo.Thuhet që në këtë zonë bën herë pas herë pilotime Ministria e Mbrojtjes.Rexhep Mataj: Ka pas raste.Janë marrë në pyetje banorë të zonës?Rexhep Mataj: Janë marrë dy persona si dëshmitarë që janë ndodhur në vendngjarje, kanë ardhur më të parët dhe kanë nxjerrë pilotin e mbijetuar.Nga rrëzimi i helikopterit EC 145 humbi jetën kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, ndërsa u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuça.[caption id="attachment_717484" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pjeset e helikopterit te dala ne siperfaqe te liqenit Ne foto: Pjeset e helikopterit te dala ne siperfaqe te liqenit[/caption]