4% e popullatës diabetikë, mjekët e familjes do pajisen me çantë mjekësore
Në Ditën Botërore të Shëndetit, autoritetet shëndetësore i kushtuan rëndësi sëmundjes së diabetit. Statistikat në vendin tonë tregojnë një rritje të frikshme të të prekuve, 4% e popullatës janë diabetik dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e dinin që ishin të prekur nga kjo sëmundje. Gjatë një takimi me mjekët në spitalin rajonal të Fierit, Ministri Beqaj ftoi qyterarët të kryejnë kontrolle periodike, ndërsa bluzat e bardha pajisen me një çantë mjekësore me medikamente dhe materialet bazë.OBSH vlerëson se 1 në 11 persona në nivel global janë diagnostikuar me diabet.Për vendin tonë, sipas të dhënave të fundit të kontrollit bazë të shëndetit 37% e atyre që kanë bërë check-up kanë rezultuar me hipertension arterial dhe 4% me diabet.Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministri Ilir Beqaj zhvilloi një takim me mjekët e spitalit rajonal të Fierit dhe ftoi popullatën përkontrolle periodike për të parandular dhe për të kapur në kohë sëmundjen.Beqaj: Pjesë e kontrollit shëndetësor bazë që ofrohej njësoj për të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri të jetë dhe kontrolli i përvitshëm falas, parandalues dhe diagnostikes i zakonshëm. Vendosëm të hedhim hapin e parë drejt asaj që quhet mbulim universal.Mjekët e familjes dhe mjekët në qendrat shëndetësore do të pajisjen me një çantë mjekësore me medikamentet dhe materialet bazë mjekësore.Në prag të afatit të skadimit të librezës shëndetësore, Ministri Beqaj i tërhoqi vëmendjen mjekëve për pajisjen e pacientëve me kartën e shëndetit që të vijojnë normalisht marrjen e shërbimeve shëndetësore pas datës 30 prill.