Hashim Thaçi ulet në karrigen e Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2016, 13:24
Atifete Jahjaga i ka treguar rrugën për në zyrën e re, pasardhësit të saj Hashim Thaçit.Edhe pse dëshirë e këtij të fundit ishte të niste punën nga ndërtesa e re e presidentit, duket se do t’i shtyhet ndërrimi i zyrës.Jahjaga e ka shoqëruar Thaçin deri në zyrën e tij të re, duke i dorëzuar kështu edhe ‘çelësat’ e presidencës.Me të hyrë në zyrën e presidencës, Thaçi është ulur në karrigen e presidentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e të parit të vendit. /KosovaPress/
