Asnje ministër në Parlament kur flet Berisha

Asnjë ministër nuk ka qenë në sallën e Kuvendit në momentin kur ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e kuvendit akuzonte qeverinë për lidhje me krimin.Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë me rastin e ceremonisë së presidentit Hashim Thaçi ndërsa ministrat e tjerë kanë lënë bosh sallën e parlamentit. Disa prej tyre janë parë në ceremoninë e varrimit të dy ushtarëve të cilët humbën jetën dje gjatë rrëzimit të avionit.“Rama nuk i duhet Kokëdhima për të kaluar pleqërinë por për të ndarë pronat në bregdet që po ua vjedhin dhe kushërinjve “Në një moment me vone në karrigen e tij është ulur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe më pas nga fundi i fjales se Berishës erdhën dhe dy ministra të tjerë/Oranews.tv/