Kuvendi nderon me dy minuta heshtje dy pilotët e rënë në krye të detyrës

Kuvendi e nisi seancën plenare me dy minuta heshtje në nderim të dy pilotëve që humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit ushtarak një ditë më parë në liqenin e Shkodrës.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se Forcat e Armatosura humbën dje dy nga pilotët dhe ushtarakët më të mirë të saj. Kodheli: Dje dy pilotë të Forcave Ajrore dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë rënë në krye të detyrës, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit EC 145 që po fluturonmte në një mision stërvitor. FA kanë humbur dje dy nga pilotët dhe ushtarakët më të mirë të saj. Familjarët kanë humbur dy djem të mrekullueshëm. Shqipëria dhe shoqëria shqiptare kanë humbur dy djem të devotshëm që kanë sakrifikuar jetën për të realizuar detyrat e tyre. Ju ftoj në nderim të të dy të rënëve, tashmë Dëshmorë të Atdheut, të mbajmë dy minuta heshtje.PARLAMENT HESHTJEHESHTJAKODHELIHESHTJA 2