Togeri Donald Hoxha, kolegë, miq dhe familjarë ngushëllojnë familjen në Kuçovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2016, 12:05
Togeri Donald Hoxha, viktima e tragjedisë në Liqenin e Shkodrës ishte nga qyteti i Kuçovës. Menjëherë pas tragjedisë, pranë familjes së viktimës Hoxha kanë mbërritur familjarë, miq dhe kolegë të Forcave të Armatosura.Për të nderuar kujtimin e kolegut të tyre, pranë familjes ishin ushtarakë të Repartit të Aviacionit në Kuçovë si edhe aviatorët e Repartit të Aviatorëve në Farkë.Ngushëllimet i kanë shprehur edhe drejtuesit e Bashkisë së Kuçovës.