"Emigrantët në Greqi, jetë qeni", konstatimi në raportin e "Human Right Watch"

"E goditur nga kriza, Greqia po drejton urrejtjen kundër të huajve. Kjo është diçka që Evropa nuk duhet ta lejojë", shkruan në një raport të zgjeruar, Hugh Williamson - drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Human Right Watch.Williamson, në artikullin e tij mbi situatën e të drejtave të njeriut në Evropë dhe Azinë Qendrore, të titulluar "i goditur si një qen", vëren se "viti i kaluar ishte i vështirë për Greqinë", e ndërsa thekson se "nuk duket se gjërat do të përmirësohen këtë vit"."Miliona njerëz në Greqi janë prekur nga masat shtrënguese dhe tensioni politik përpëlit vendin. Shumë shqetësues është suksesi i ekstremit të djathtë, Agimi i Artë”, thotë kreu i Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut."Sulmet ndaj emigrantëve janë shkelje e madhe e të drejtave të njeriut dhe e keqja është se zakonisht ata që janë përgjegjës nuk janë ndëshkuar. As policia dhe as ndonjë autoritet tjetër qeveritar nuk përpiqet seriozisht për të sjellë fajtorët para drejtësisë. Ky mosndëshkim shkatërron iluzionin se në Bashkimin Evropian (i cili mori Çmimin Nobel për Paqe), mbizotëron toleranca dhe paqja", vijon në raportin e tij Williamson.Sipas kreut të organizates shumë njerëz në Greqi nuk e njohin këtë aspekt të krizës.Qytetaret grekë thotë ai, konsiderojnë se dhuna raciste do të zhduket vetvetiu kur ekonomia do të filloi të rritet përsëri. E ndërsa shqetësuese mbetet fakti se forcat politike neglizhojnë të merren seriozisht me këtë cështje.Raporti i Human Right Watch publikohet ndërkohë që në Greqi raportohen incidente të shumta dhune kundër emigranteve të paligjshëm. Në ditët e fundit pranë sheshit të stacionit elektrik, në qëndër të Athinës është raportuar një incident dhune ndaj një 14 vjecari nga Afganistani, ndërsa të martën ka rënë viktimë e rrahjes së dhunshme një emigrant nga Siria.