Prishtinë, vijon seanca për rastin “Kleçka

Vazhdon edhe sot në Prishtinë seanca gjyqësore për rastin “Kleçka”, e cila do të jetë e mbyllur për publikun. Në këtë seancë pritët që avokatët mbrojtës të marrin në pyetje dëshmitaren e koduar me shifrën “Y”.Në seancën e djeshme dëshmitarja ka mohuar deklaratat e dhëna në vitin 2010 gjatë fazës së hetimeve, duke thënë se ka qenë nën presionin e prokurorit Maurizio Salustro dhe zyrtarëve të EULEX-it.Ajo ka akuzuar prokurorin për presionet që i ka bërë për të dhënë dëshminë e saj kundër të akuzuarve në rastin ‘Kleçka’.Dëshmitarja gjatë dhënies së dëshmisë kishte kërkuar që ta përfundonte dëshminë e saj sa më shpejt që është e mundshme që mos të krijoj trauma dhe shqetësime për familjen e saj por për shkak të pyetjeve nga ana e prokurorisë dëshmia e saj do të vazhdojë edhe sot.Një prej të akuzuarve për rastin "Kleçka" është ish-ministri i transporteve të Kosovës dhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.