Rrëzimi i helikopterit, momentet e para pas tragjedisë dhe thirrjet për ndihmë
Një video e postuar online publikon pamjet pas rrëzimit të helikopterit, që u mori jetën 2 pilotëve dhe një tjetër u plagos.Pamjet e postuara nga Anabel tregojnë momentet, kur forcat e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe ku helikopteri nis e zhytet gjithmonë e më thellë nën ujë.Kapiteni, Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha u humbën jetën nga rrëzimi i avionitNdërkohë Ora News jus jell dëshmitë e para të dy qytetarëve që ishin në vendngjarje kur u rrëzua helikoteriDëshmitari 1: “Thjesht dëgjova një krismë, thashë se mos dikush i ra murit por nuk pashë gjë. Dëgjova një zë që thërriste: ‘Ndihmë, ndihmë, ndihmë!’ U futa me not deri në 200 metra për të shkuar e për t’i dhënë ndihmë kur dëgjoja atë zë. Nuk munda dot të shkoj më tej, jam kthyer. I bëra zë gruas, kunatës që të lajmërojnë policinë. Në atë moment na dëgjoi një komshi që na ndihmoi. Ai shkoi e nxorri atë, ndërsa këta dy të tjerët ishin të vdekur, nuk kishte cfarë ti bënte.”Gazetari: “Foli që kishte persona të tjerë në bord?”Dëshmitari 2: “Po tha por nuk kanë dal dot tha. Aty e mora vesh që kishin mbetur brenda.https://www.youtube.com/watch?v=jzMKR9TJ100
/Oranews.tv/