​Nëse nuk ka dakordim opozitar, AAK-ja e vetme në protestë

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme, ku thuhet se “AAK, bashkë apo e vetme, do t’i vazhdojë protestat”.“Kryesia e AAK-së, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të posaçëm kundërshtimin e keqqeverisjes. Anëtarët e Kryesisë së AAK-së, kanë shprehur vendosmërinë e anëtarësisë që e përfaqësojnë për vazhdimin e kundërshtimit të qeverisë aktuale dhe të marrëveshjeve kundërkushtetuese”, thuhet në komunikatë.AAK-ja thotë se është tejet e interesuar që të vazhdojë kundërshtimin e përbashkët opozitar, përfshirë edhe protestat e përbashkëta.“Por nëse nuk do të ketë një dakordim me partnerët opozitarë për mënyrën formën dhe kohën e kundërshtimit të përbashkët, AAK shumë shpejt do të thërrasë e vetme protesta gjithëpopullore”, thuhet tutje.Kundërshtimi i kësaj keqqeverisjeje, është një çështje jetike për vendin, dha ajo nuk do të ndalet, thotë AAK. /KosovaPress/