'Belgjika nuk është një shtet i dështuar'
I gjendur nën presion nga opinioni vendas por edhe ai ndërkombëtar, Kryeminsitri belg Charlei Michel, ka deklaruar se Belgjika nuk është një shtet i dështuar. Deklarata e kreut të ekzekutivit erdhi gjatë një konference e cila zgjati për më shumë se një orë ku tema kryesore e diskutimit ishin pikërisht sulmet e Parisit. Shumë persona fajsuan autoritetet për pamundësinë e parandalimit të sulmeve që tronditën Brukselin më datë 22 mars. Megjithatë, Michel u shpreh se sigurisht që sulmet ishin një dështim për autoritetet, por theksoi se ai nuk mund t'a pranonte idenë e një shteti të dështuar."Një shtet i dështuar nuk do t'i kishte arrestuar asnjëherë më shumë se 100 persona mbi dyshime për terrorizëm. Ne arritëm që të arrestonim Salah Abdeslam brenda disa muajve. Disa thonë se kjo peridhë kohorë është skandaloze. Megjitahtë, unë mund t'iu rikujtoj se kapja e Bin Laden kërkoi dhjetë vite, ndërkohë që në që në operacione u përfshinë forca sigurie nga e gjithë bota."Më tej, Kryeministri i Belgjikës bëri me dije se qeveria do të përfoconte masat e sigurisë për të evituar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ai kërkoi që qytetarët t'i riktheheshin jetës normale dhe të jetonin pa frikën se nga momenti në moment do të bien pre e një sulmi terrorist.Siguria në Belgjikë u kritikua më herët edhe nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili deklaroi se i kishin lajmëruar autoritetet belge një vit më parë në lidhje me rrezikshmërinë që paraqiste një prej terroristëve që hodhi veten në erë në aeroportin Zaventem. Fjala është për Ibrahim el Bakraoui i cili u arrestua pranë kufirit turko-sirian në korrik të vitit 2015 dhe u deportua më pas në Hollandë.