Dokumentar për Bekim Fehmiun, jeta e tij artistike vjen e përmbledhur për herë të parë

Gjashtë vite pas vdekjes së tij Bekim Fehmiu dhe jeta e tij artistike vinë të përmbledhura në këtë monografi nga Fahri Mysliu.Ka preferuar që monografinë e tij që së shpejti do të publikohet edhe në gjuhën angleze ta titullojë "Bekim Fehmiu Odiseja i Kosovës" për të ngjallur reagimin qytetar dhe jo vetëm.Fahri Musliu: Reagimi ka pasur me tepër të kolegëve, të miqve pse Odiseu shqiptar dhe jo Odiseu kosovar. Unë jam përqëndruar aty dhe nuk kam gabuar fare. Është edhe diçka tjetër se Bekimi ende e kësaj dite është injoruar nga pushtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës.Aktori i njohur Bekim Fehmiu për herë të parë vizitoi Shqipërinë në vitin 1972 një vizitë e cila u dokumentua në këtë dokumentar të realizuar nga arkivi i Filmit të transmetuar në akademinë MARUBI.Bekim Fehmiu lindi 1 qershor1936 dhe u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka lënë  gjurmë në kinematografinë ballkanike, e botërore.Bekim Fehmiu ka marrë vlerësime nga shumë personalitete për jetën e tij artistike. Edhe Brus Williams kritik l;etrar për të shprehet kështu:Brus Williams: Mendoj se Bekim Fehmiu është një ndër figurat më të njohura të kulturës shqiptare. Edhe pse spati kurrë mundësi të luante një film ne shqip, por interpretoi në gjuhën serbe angleze  e italiane. Ai ishte shumë i dashuruar me Shqipërinë dhe e njihte fare mirë kulturën e saj duke e përfaqësuar më së miri në mbarë botën.Aktori u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010 në moshën  74 vjeçare. Vdekja e tij erdhi si pasojë e vetëvrasjes.E pikërisht këtë e konfirmon edhe Autori i monografisë Fahri Mysliu nisur nga dokumentet e gjetura në arkivaFahri Mysliu: Ka qenë vete edhe skenarist edhe aktor  edhe regjisor, kështu që thjesht ka bërë vetëvrasje, jo nga depresioni, por Bekmi ka qenë i sëmurë, ka pasur disa goditje në koë.Disa nga filmat më të njohur ku Bekim Fehmiu ka marrë pjesë janë: "Odiseja", "Aventurieri", "Vitet e nxehta", "Dezertori", "Ko puca otvorice mu se","Protesta",etjKa interpretuar disa gjuhë: në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht,anglisht, frëngjisht dhe italisht./Oranews.tv/