Azerbajxhani forcon kontrollin në internet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 08:38
Azerbajxhani ka vendosur kontrolle më të ashpra në internet. Parlamenti i këtij vendi ka votuar pro ligjit i cili i cilëson “shpifjet” dhe “abuzimet” online, si vepra penale.Ligji i ri parashikon që shkelësit e tij të dënohen deri në tre vjet burgim.Grupet e opozitës thonë se ligji mund të përdoret për të frenuar deklaratat online.Opozita zakonisht përdor mediat sociale për të koordinuar aktivitetet e saj.Para se të votohej, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se ligji “do t’i vidhte publikut lajmet online” dhe i ka bërë thirrje presidentit Ilham Aliev, që të vendosë veto mbi të.