Këshilli i Arktikut diskuton ndryshimet klimatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 08:28
Ministrat e jashtëm të tetë vendeve të Arktikut takohen sot në Suedi, për të diskutuar problemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe rritja e aktivitetit tregtar në Arktik.Këshilli i Arktikut, i cili mbledh Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Danimarkën, Islandën, Suedinë dhe Finlandën, është themeluar në vitin 1996 për të mbrojtur ambinetin e brishtë të Arktikut.Ministrat pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të detyrueshme për parandalimin e derdhjeve të naftës.Kërkesat e 14 vendeve, në mesin e tyre Kina, për t’iu bashkuar Këshillit të Arktikut si vëzhguese, pritet të jenë po ashtu në axhendë.