SHBA, masa më të rrepta për shoferët

Këshilli i sigurisë së transportit në Shtetet e Bashkuara rekomandon uljen me gati 50 të kufirit të lejuar të alkoholit në gjak gjatë drejtimit të makinësKy këshill rekomandoi që përqendrimi i alkoolit në gjak, të reduktohet nga 0,08 për qind në 0,05 për qind, për të pakësuar aksidentet. Zyrtarët thonë se drejtimi i makinës në gjendje të dehur ka shkaktuar 1/3 e të gjitha vdekjeve në autostradat amerikane ose gati 10.000 njerëz të vrarë dhe rreth 146.000 të plagosur çdo vit.Këshilli i sigurisë së transportit udhëzon gjithashtu që shtetet të zgjerojnë përdorimin e pajisjeve në automjete për të parandaluar shoferët e dehur të ngasin makinën. Këshilli u bën thirrje shteteve që të ndërmarrin hapa për të vënë në shenjestër shkelësit përsëritës të këtyre rregullave.Ndërkohë, Instituti Amerikan i pijeve publikoi një deklaratë që kundërshton uljen e kufirit të lejuar të alkoholit në gjak nga 0, 08 në 0,05 për qind. Drejtoresha e Institurit të pijeve, Sarah Longwell, i cilësoi rekomandimet si qesharake. Ajo tha sa kufizimi i  konsumit  të moderuar të alkoolit nga të rriturit e përgjegjshëm  nuk bën asgjë për të ndaluar shoferë të tjerë gjithnjë të dehur për të ngarë makinën.