Shtëpia e Bardhë mbron hetimin ndaj AP-së

Shtëpia e Bardhë është duke mbrojtur një hetim penal mbi mundësinë e rrjedhjes së informatave sekrete qeveritare që u paraqitën në një artikull lajmesh në lidhje me një operacion të CIA-s në Jemen mbi një komplot të al-Kaidës për sulm me bombë.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Presidenti Barack Obama beson fuqimisht në të drejtën për mos pengimin e gazetarëve për të hetuar mbi një ngjarje. Por zëdhënësi Carney tha se presidenti e sheh gjithashtu të nevojshme për të siguruar që informacioni sekret të mos dalë jashtë.Mbrojtja e Shtëpisë së Bardhë mbi hetimin erdhi pasi disa gazetarë amerikanë protestuan sekuestrimin e fshehtë nga qeveria të të dhënave telefonike të gazetarëve dhe redaktorëve në agjencinë e lajmeve Associated Press për muajin prill dhe maj të vitit të kaluar, kur AP shkroi një artikull në lidhje me një operacion të CIA-s në Jemen në maj 2012.Shoqata Amerikane e Botuesve të Gazetave e quajti konfiskimin e të dhënave "fyese" dhe "të tmerrshëm", ndërsa shefi ekzekutiv i AP-së, Gary Pruitt tha se veprimi i qeverisë është i pajusfikueshëm. Liria e shtypit është e garantuar nga Kushtetuta amerikane.Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, megjithatë, tha se zbulimi i të dhënave sekrete  për të hartuar një lajm nga AP-ja, vuri në rrezik popullin amerikan.Prokurori i Përgjithshëm Holder ka larguar veten nga përfshirja në hetimin në fjalë, sepse ai ishte intervistuar nga FBI në lidhje me zbulimin e sekretit.