Vendi ende i pa pastruar nga minat dhe municionet, në 1 vit 24 të plagosur

Gjatë vitit 2015, 9 persona janë plagosur nga shpërthimi i municioneve dhe 15 nga minat. Situata paraqitet më problematike në qarkun e Kukësit por pa përjashtuar edhe qarqe të tjera të vendit për shkak të rënies ne duart e popullsisë civile gjate trazirave te 97-s të një sasie prej 700 mije armesh dhe municionesh.Pavarësisht angazhimit të forcave të armatosura dhe programeve të financuara nga donatorë, territori i vendi ende nuk është pastruar nga municionet. Një studim në nivel kombëtar, tregon se në 25 vitet e fundit janë shënuar 1000 viktima nga minat dhe municionet nga të cilët (991) të aksidentuar 150 me pasojë vdekjen.Jonuz Kola, shoqata ALB-AID: Qarqet më të dëmtuara janë ato ku ka pasur më shumë magazina dhe reparte ushtarake. Kemi incidente ose vdekje me armë të një numri të konsiderueshëm.Shoqata që ka kryer këtë studim thotë se nevojë është marrja e shërbimeve shëndetësore pasi të aksidentuarit kanë nevojë për kontrolle shëndetësore dhe proteza.Kola: Problemi kryesor është që ne t’u ofrojmë shërbime që kanë të bëjnë me proteza. Nga rreth 1 mijë veta të dëmtuar, 527 prej tyre kanë të humbura gjymtyrë të ndryshme, këmbë ose duar. 174 prej tyre kanë humbur shikimit.Të aksidentuarit nga municionet u përkasin kryesisht shtresave më të varfra dhe përfshijnë të gjitha grupmoshat. Në momentin e aksidentit 7 % (50 persona) kanë qenë fëmijë, 68 % ose 491 persona i përkasin grupmoshës 19-55 vjeç dhe 185 persona ose 25% mbi 56 vjeç. /Ora News/