Harrojeni botoksin! Ja si mund t’i zhdukni rrudhat në fytyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 14:58
Të gjitha trajtimet dhe kremrat anti-rrudhë mund të jenë të shtrenjta, por një pjesë e mirë e tyre përmbajnë edhe kimikate të dëmshme. Në vend të tyre, në shtëpi mund të përgatitësh një maskë shumë të thjeshtë për fytyrë me përbërës kryesor kakaon. Për shkak të sasisë së lartë të antioksiduesve, kakao mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave, dhe i jep lëkurës shkëlqim dhe hidratim. Ajo mbron gjithashtu lëkurën nga infeksionet bakteriale dhe virale.
Ja receta për këtë maskë:
- 1 avokado
- 2 lugë gjelle kakao pluhur
- 2 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji kanellë