Kërkohet një zgjidhje për vajzën 2 vjeçe. E ëma e braktisi, i ati e mbyll në shtëpi vetëm
Një vogëlushe 22 muajshe në fshatin Kllobcisht të Maqellarës prej 6 muajsh jeton e vetme e mbylluar në një shtëpi prej balte.Alsona Çoku jeton me babanë, i cili i braktisur nga bashkëshortja, mbyll vajzën në shtëpi dhe ikën për të kërkuar punë dhe ushqim për të miturënGjendja ku jeton vogëlushja është skandaloze, nga mëngjesi në darkë është në pritje të ardhjes së babait për ta ushqyer.Pas një peripecie 6 mujore, ka qenë vet babai që ka njoftuar policinë të marrë vajzën, pasi nuk mund të kujdeset më për të.Altin Çoku: Këtu brenda e lë, rri vetëm se nuk kam çfarë të bëj. Dikush më sjell një shishe qumësht, unë jam pa punë.Si do të veproni më fëmijën tuaj?Altin Çoku: Po vetëm ta çoj në jetimore se s'kam çfarë të bëj gjë tjetër.Nëse ju sigurohet një punë do ta mbanit vajzën?Altin Çoku: Nuk kam mundësi, sepse do shërbimE kontaktuar nga Ora News, Etleva Bisha Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror tha se Shërbimi Social Shtetëror dhe Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijave janë pranë fëmijës dhe do të bëhet vlerësimi nëse fëmija do të qëndrojë apo do të institucionalizohet.“Do të bëhet vlerësimi nësë fëmija mund të rrijë me ndonjë të afërm apo me prindërin, duke e ndihmuar këtë të fundit për të marrë ndonjë pagesë.Në rast se nuk mund të kujdeset dikush atëhere do të vendoset institucionalizimin e fëmijës, por duke u parë mundësia që të qëndrojë më afër bainimit që të mos shkëputë marrëdhëniet me babain.”
/Oranews.tv/