Dyshohet se planifikoi sulm terrorist në Francë, arrestohet
Policia franceze ka arritur të vendosë në pranga një person, për të cilin ka dyshime të arsyeshme se mund të kishte planifikuar një sulm terrorist.Fjala është për një shtetas francez 34-vjecar të quajtur Reda Kriket, në banesën e të cilit është konfiskuar një sasi e konsiderueshme eksplozivi e njëjtë me atë të përdorur në sulmet e Parisit dhe të Brukselit.Në arsenalin e të dyshuarit janë gjetur gjithashtu pesë armë automatike si dhe shtatë pistoleta.Dyshimet janë shtuar së tepërmi pasi 34-vjecari posedonte gjithashtu mjete identifikimi të falsifikuara ndërkohë që në dy kompjuterat që ndodheshin në banesën e tij ka materiale të ndryshme ku përfshihen edhe informacionet për prodhimin e bombave.Për mediat u prononcua edhe prokurori i Parisit, Francois Molins, i cili tha se të gjitha zbulimet e bëra japin prova bindëse se i arrestuari mund të kishte planifikuar një sulm terrorist.Megjithatë, autoritetet nuk kanë mundur të zbulojnë saktësisht se cfarë kishte planifikuar personi i identifikuar si Reda Kriket. 34-vjecari do të përballet me një sërë akuzash ku përfshihen pjesmarrja në një organizate terroriste, posedimi i armëve dhe i lëndëve eksplozive, falsifikimi i dokumentave të ndryshëm, etj.Zyrtarët janë gjithashtu duke hetuar mndësinë që Kriket të ketë udhëtuar drejt Sirisë në vitet 2014 dhe 2015./Oranews.tv/