Balla publikon foto: Flamur Bega i minave me telekomandë krah Bashës e Topallit
Në seancën e sotme të kuvendit nënkryetari i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi foto ku Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli ka dalë me Flamur Begën i arrestuar pak ditë më parë për akuzën e trafikut të armëve dhe posedimit të minave me telekomandë.Taulant Balla: Flamur Bega është arrestuar për minat me sahat të vendosur në minat e fundit. Ka dalë në këtë foto me Lulzim Bashën. Çfarë duhet të them unë që minat i ka vendosur Basha?! Ju që na flisni për dekriminalizimin. Ky person këtu quhet Flamur Bega. Është arrestuar 3 ditë më parë nga policia e shtetit shqiptar për të gjitha minat me sahat të vendosura në këtë vënd në dy vitet e fundit. E keni këtu me Lulzim Bashën. Si duhet të them unë që bombat i ka vënë Lulzim Basha. sipas standardit që keni krijuar ju? Shikoje këtu ti Manushaqe (Jozefina Topalli). Përsëri me Jozefina Topallin. A duhet të them unë që bombat dhe minat me sahat në këto dy vitet e fundit I ka vendosur Jozefina. E pra dekriminalizimi është proces që çdo njeri duhet ta kuptojë në sjelljen e vet. Në këto 4 ditë ju tregoni se nuk keni fare lidhje me gjithcka keni thënë. Jeni parti mashtruese për opinionin publik. Pasi ato që thoni nuk I respektoni vetë. Respektoni dekriminalizimin.
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka lënë në burg Flamur Begajn (Dinosha), Hilmi Isufajn dhe Shkelzen Metaliajn, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Porosia”, pasi iu sekuestruan 6 mina të telekomanduara në distance, 2 pistoleta, 1 snajper dhe 2 celularë.