Rama zyrtarizon ftesën për Bashën: Hajde të flasim sy më sy. A je gati?

Zyrtarisht kryeministri Edi Rama ftoi sot Lulzim Bashën për tryezën e dialogut të nivelit të lartë, pa ndërkombëtarët, për të dakordësuar çështjet që i kanë ndarë deri më tani. Ne jemi gati, po ju a jeni gati ju? Ishte pyetja që i shtroi Edi Rama krueopozitarit, i cili nga ana e tij, tha se nuk ishte njohur me letrën, por nënvizoi se ishte i gatshëm për dialog politik.Pak orë pas deklaratës në konferencën e përbashkët me shtyp me komisionerin Hahn dhe konfirmimin në "Tonight Ilva Tare" Rama firmos ftesën zyrtare.Ftesa  që mban datën 31 mars fton Bashën për tu dakordësuar çështjet që i kanë ndarë deri më tani por pa saktësuar cfarëRama shkruan se kërkon të ngrejë një forum mes shumicës dhe pakicës, pa prezencën e ndërkombëtareve. Në ftesë nënvizohet se është gati për të diskutuar për modalitetin por ky forum nuk do të zëvendësojë apo paralizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional të përhershëm apo të përkohshëm mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.Ftesa mbyllet me pyetjen: "Ne jemi gati po ju A jeni gati?"Permbatja e fteses: "Në këndvështrimin tonë ky forum i përbashkët nuk do të zëvendësojë apo paralizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional të përhershëm apo të përkohshëm mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky, sipas nesh do të ishte natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si dhe ne për të diskutuar hapur sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politikë në Shqipëri.Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë dhe qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për ti dhënë mosdakordësisë politike mes palëve një përmasë kaq të munguar civilizimi.Jemi plotësisht të hapur për çdo propozim nga ana juaj lidhur me formatin dhe mënyrën e funksionimit të këtij forumi. Por paraprakisht dëshirojmë të dimë nëse dhe ju dëshironi këtë përpjekje të re për komunikim mes nesh. Ne jemi gati po ju a jeni gati?Më pas reagoi dhe Lulzim Basha I cili la hapur një shteg se përgjigjja nuk do të jetë refuzuese kur tha se nuk I mbyllte derën dialogutMegjithatë kryedemokrati nuk shmangu nga fjalori politik, termin krizë kushtetuese, e cila sipas tij, ka përballë dy alternativaBalla: Dje e kërkoi, sot Basha heziton të pranojë ftesëLetra Edi Rama