Ministrja franceze e të Drejtave të Grave akuzohet për racizëm

Ministrja e të Drejtave të Grave në qeverinë e Francës, Laurence Rossignol, deklaroi se gratë që pranojnë të mbajnë vello janë njësoj si personat me ngjyrë që pranuan skllavërimin. Ky prononcim i saj ka shkaktuar një debat mjaft të gjerë për shkak të gjuhës së përdorur e cila është cilësuar si diskriminese dhe denigruese për personat me ngjyrë dhe besimtarët myslimanë. Rossignol përdori termin zezak për personat me ngjyrë, fjalë që konsiderohet si e papërshtatshme në një komunikim zyrtar në Francë. Gjithashtu, ajo ka prekur një temë mjaft të nxehtë sic është ajo e mbajtjes së vellove.Që prej vitit 2004, në Francë nxënësit e shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm janë të ndaluar që të mbajnë ketë veshje kararakteristike të besimtareve myslimane. Megjithatë, ajo ështe e lejuar të mbahet në universitete. Ndërkohë, në vitin 2010, qeveria kaloi një tjetër ligj, i cili ndalon punonjësit e adminsitratës publike që të mbajnë vello gjatë orarit zyrtar të punës. Pas deklaratës së bërë nga Rosignol, mijëra qytetarë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e nga posti i ministres së të drejtave të grave.E menjëhershme ka qënë edhe përgjigjia e zyrtares së qeverisë, e cila deklaroi se terminologjia e përdorur prej saj ishte e njëjtë me ato të një autori francez i cili ka shkruar për skllavërinë dhe se nuk kishte si qëllim të ofendonte asnjë grup të shoqërisë franceze./Oranews.tv/