Ankesat, Lazimi: I japim zgjidhje brenda ditës, problem mungesa e adresave

Çdo ditë në Postën Shqiptare mbërrijnë ankesa të shumta për vonesa në dorëzimin e porosive. Por drejtori Majlind Lazimi thotë se shërbimi është përmirësuar ndjeshëm dhe ankesat janë rralluar krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, dy janë arsyet kryesore për këto vonesa.Lazimi: Terreni ku operon Posta Shqiptare është goxha i vështirë, jo vetëm për shkak të terrenit gjeografik, por edhe për shkak të mungesës së adresave.Lazimi garanton zgjidhje brenda ditës për çdo ankesë.Lazimi: Personi mund të bëjë një kërkesë qoftë përmes shkresës, qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ne përgjigjemi. Është një shërbim voluminoz dhe kemi qindra postier në të gjithë territorin shqiptar. Është e pa mundur të mos kemi ankesa dhe kjo është normale. Ajo çka nuk është normale nëse ne nuk do të kishim një përgjigje të shpejtë dhe adresim të çdo problematike.Një nga projektet më të reja të Postës Shqiptare është edhe tregtia online, e cila ofron një shërbim të shpejtë dhe më një pagesë m të ulët për klientët.