Ndërron jetë novelisti hungarez, fitues i çmimit Nobel, Imre Kertesz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 13:01
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, Novelisti hungarez dhe i mbijetuari i Aushvicit, Imre Kertesz, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2002.Agjencia shtetërore e lajmeve MTI e ka cituar botuesin e tij të ketë thënë se Imre Kertesz ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundjeje të gjatë.Kertesz fitoi çmimin Nobel për portretizimet e kampeve naziste, të cilësura si “e vërteta përfundimtare” se sa poshtë mund të bien qeniet njerëzore.