Arma e Strazimirit, Piro Lutaj: Pse nuk ka reaguar policia kur e pa të armatosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2016, 09:50
Në mbledhjen parlamentare të PS është diskutuar dhe për çështjen e armës pa leje me të cilën deputeti demokrat Gent Strazimiri është parë në protestën që opozita zhvilloi të hënën tek parku i liqenit.Socialisti Piro Lutaj që është pjesë e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka shprehur rezerva ndaj punës së policisë atë ditë.“Pse nuk ka reaguar policia kur e pa të armatosur”, citohet të ketë thënë Lutaj duke ju referuar Strazimirit.Në mbledhjen me dyer të mbyllura ai është shprehur se nga PS duhej reagim më i ashpër për të treguar se ne nuk veprojmë si Saliu.Mësohet se në grup është kërkuar që të vijohet puna për të përmbyllur procesin zgjedhor në kuadër të organizmit të strukturave./Oranews.tv/