MTI: Serviset e makinave duhet të pajisen me drejtues teknik

Subjektet që merren me riparimin e automjeteve brenda 6 muajve duhet të plotësojnë disa kritere ose në kundërt nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Eksperti në Ministrinë e Transporteve, Maksim Tashi shpjegon se tashmë do të bëhet e detyrueshme që çdo ndërhyrje të regjistrohet dhe do të jepet garanci duke shtuar përgjegjësitë për serviset në raste të aksidenteve.Rreth 1200 servise të automjeteve tashmë duhet të licencohen dhe të kenë një drejtues teknik ose në të kundërt nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Eksperti në Ministrinë e Transporteve Maksim Tashi deklaron se ligji i cili hyn në fuqi pas 10 ditëve parashikon krijimin e një regjistri, ku do të shënohet çdo ndërhyrje që do të realizohet në automjet çka do të shërbejë më pas edhe si informacion në rastet e aksidenteve.Tashi: Parashikon mënyrën dhe formën e kontrollit të mjeteve. Për çdo lloj veprimtarie, subjekti duhet të plotësojë edhe regjistrat përkatës për punimet ose shërbimet që do të kryejnë.Në bazë të këtij ligji qytetarët tashmë do të kenë më shumë garanci për shërbimet që do të marrin si dhe do të kenë të afishuar  çmimet për çdo riparim.Tashi: Në çdo lloj subjekti, qytetari do të kontrollojë çfarë punimesh kryen ky subjekt. Aty do të jenë edhe çmimet përkatëse të afishuara nga ky subjekt. Është e drejta e çdo qytetari që të kërkojë përpara kryerjes së punimeve, garancinë për shërbimet.  Ministria e Transportit ka përfshirë në këtë paketë qendrat e autoriparimit, shitblejres së mjeteve, tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe grumbullimin e mjeteve që dalin jashtë përdorimit./Ora News/