Valentina Leskaj letër Metës: Mandati im të shkojë në Kushtetuese

 Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i ka dërguar një letër, kryeparlamentarit Ilir Meta, ku i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.Ora News ka siguruar letrën e Leskajt, ku ndër të tjera thuhet: "Duke qene e bindur se veprimtaria ime si deputete është në përputhje me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, po ju drejtohem me këtë  letër kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën përcjellë  Kvendit. Mbetet në vlerësimin tuaj procedura që do të ndiqet."Ndërkohë mandati i deputetes Leskaj, por edhe i deputetit Rakip Suli janë kushti i opozitës për kthimin ne Kuvend.letra e leskajt 1 letra e leskajt 2/Oranews.tv/