Kërkohen aktet nënligjore për ligjin e turizmit, problem infrastruktura e mbetjet
Grupet e interesit i bëjnë apel Qeverisë që të plotësojë sa më parë me akte nënligjore ligjin e turizmit.Kjo sipas tyre ka bërë që të mbeten pezull pa zgjidhje një sërë problematikash me të cilat haset industria e turizmit, siç është klasifikimi i hoteleve apo lufta ndaj informalitetit. Shqetësime ngrihen edhe për mungesën e infrastrukturës dhe të mbetjeve.Edhe pse jemi në prag të sezonit turistik ligji i turizmit ende nuk është plotësuar me akte nënligjore edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga miratimi.Kjo e bën ligjin të pazbatueshëm dhe operatorët turistikë ende nuk kanë nisur aplikimin ndaj dhe i bëjnë apel Qeverisë që të përfundoje sa më parë aktet nënligjore, të cilat janë me rëndësi për industrinë e turizmit.Rrafman Kasa: Ajo ku jemi të fokusuar më shumë dhe i kërkojmë Ministrit janë aktet nënligjore që kanë krijuar një vakum ligjor, siç janë klasifikimi i hoteleve dhe Agjencive turistike që akoma nuk ka përfunduar si proçedurë, si proçes. Kemi dhe problemin e infrastrukturës, kryesisht në zonën e Durrësit. Për shqiptarët dihet që biletat në aeroportin e Rinasit janë më të shtrenjtat në rajon, si rezultat i taksave të larta që aplikon aeroporti i Rinasit.Sokol Hoxha: Nuk kemi asnjë statistikë sesa e kemi pjesën e hotelerisë në gjithë Shqipërinë, nuk dimë sa njësi akomoduese ka në Velipojë, Golem, Sarandë. Jemi larg çdo statistike, pa folur për problemet thelbësore që janë papastërtitë.Këto deklarata erdhën pas një tryeze me tur- operatorët nga Dubrovniku.Drejtori i Marketingut pranë Agjensisë së Turizmit deklaroi se tashmë janë ndërmarrë një sërë nismash për të reklamuar bukuritë e Shqipërisë.Alborent Rama: Kemi pasur kërkesa nga gazetarë në vende të ndryshme si dhe nga Rusia dhe Kina si mundësi që të vinë nga afër dhe të shikojnë Shqipërinë.Drejtori Agjensisë së Turizmit të Dubrovnikut theksoi faktin se Ballkani tashmë duhet të prezantohet një paketë të përbashkët për turizmin si një mënyrë për të të tërhequr sa më shumë turistë nga Azia.