Burg pa afat të arrestuarve për trafik armësh, u kapën me 6 mina me telekomande
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka lënë në burg Flamur Begajn (Dinosha), Hilmi Isufajn dhe Shkelzen Metaliajn, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar "Porosia", pasi iu sekuestruan 6 mina të telekomanduara në distance, 2 pistoleta, 1 snajper dhe 2 celularë.Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që erdhi nga prokurori i çështjes Albert Muçaj, pasi kjo lidhej me arsyet hetimore sipas tij në ngarkim të 3 të ndaluarve.I pari përpara togave të zeza doli Flamur Begaj, i cili nuk ka pranuar akuzën e trafikimit të armëve, duke deklaruar se në pronësi të tij ka qenë vetëm snajperi, të cilin e kishte ne banesë që prej vitit 1997.Sipas Begajt, agjenti i infiltruar i ka kërkuar t'i gjente armë për t'ia shitur dhe ky i fundit pasi ka folur me Hilmi Isufajn që i ka gjetur minat, së bashku me to ka futur edhe snajperin. Akuzat nuk janë pranuar as nga dy të pandehurit e tjerë Isufaj dhe Metaliaj.Pasi ka dëgjuar pretendimet e mbrojtjes, gjykatësi Andri Ymeri ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të 3 të pandehurit. Tashmë çeshtja i ka kaluar gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.
/Oranews.tv/