Tahiri: Strazimiri e dorëzoi armën, ta dorëzojë dhe "çeta". Letër Metës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri konfimon se deputeti i PD-së Gent Strazimi dorëzoi sot armën dhe i bëri thirrje deputetëve të tjerë zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të dorëzojnë armët që ata kanë.Madje për këtë detyrim ministri njoftoi dje përmes një letre kryetarin e Kuvendit.Ndërkohë sot pas takimit që zhvilloi me drejtorët e policisë Saimir Tahiri u shpreh: “Lajmi i mirë është që e dorëzoi sot pistoletën të paktën nuk vazhdoi të jetë në paligjshmëri shpresoj të na kursejë në të ardhmen ai dhe e gjithë çeta skenat e tubimeve ku dhunohen punonjësit e policisë dhe deputetët mbajnë armë me vete.Në ligjin që është miratuar në parlament vitin e kaluar, kemi sanksionuar që funksionarët e lartë nuk duhet të kenë armë. Nuk duhet të pajisen me armë gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e bashkive dhe deputetët nuk duhet të pajisen me armë në rast se nuk kanë shqetësim. Në eventualitetin kur policia vlerëson pas kërkesës tyre që ka arsye të bazuara për të vlerësuar shqetësimin që paraqet vetë zyrtari, atëherë mund të pajisen me armë por në të gjitha rastet jo në trup. Ligji i ri nuk e parashikon në asnjë rrethanë mbajtjen në trup të armës nga cilido zyrtar. Për më tepër që legjislacioni në fuqi e ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e armëve nga pjesëmarrësit në çdo tubim a protestë – përveç Forcave Speciale të Policisë. (Kjo për t’i dhënë një përgjigje të gjithë atyre që thonin “Përse Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin edhe me armatim në protestë?”).Nga ana tjetër, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që deri më sot nuk kanë dorëzuar armë, t’i dorëzojnë, sepse nuk i duhen askujt. Ne na duhet kontributi i të gjithëve për ta bërë Shqipërinë më të sigurt, më të qetë, më të paqtë dhe më të denjë për jetën e qytetarëve. Dhe kjo nuk arrihet duke pasur deputetë apo gjyqtarë që mbajnë armë në brez.Nuk bëhet në këtë mënyrë Shqipëria më e sigurt. Nuk ka zgjidhje nga asnjë lloj tentative për “të pasur armë se kështu bëhet drejtësi”. Kjo nuk është drejtësi në pikëpamjen ton, të cilën e kemi formalizuar dhe me ligjin që kemi votuar në Parlament. Armëmbajtja duhet të jetë ngushtësisht dhe rreptësisht e kufizuar për ata që kanë një detyrë shtetërore për të garantuar rendin dhe qetësinë publike. Në të kundërt, të tjerët janë të patitulluar të kenë një armë. Deputetet te dorezojne armetTahiri tha se i kishte njoftuar dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetët për detyrimin që kanë për të dorëzuar armën kush mban."Une në kam informuar sot edhe Kryetarin e Kuvendit për detyrimin që kanë deputetët për të dorëzuar armët. Janë njoftuar nominalisht nga Policia të gjithë ata zyrtarë që kanë mbajtur armë dhe që duhet t’i dorëzojnë. Ky është një detyrim absolut që të mos ndodhë më të kemi skena ku opozita del në protestë dhe deputetët e opozitës të jenë të armatosur.Ne na duhet Opozita që të jetë aktive. Na duhet Opozita që të zgjedhë prioritetet e saj (edhe atëherë kur janë kundër qytetarëve dhe kundër zhvillimit të qytetit) por na duhet një opozitë e paarmatosur. Kjo është pak por e sigurtë"Por a ka shumë zyrtarë që nuk e kanë dorëzuar armën?Ministri Tahiri: Statistikat i ka Policia.Letra mban datën 29 mars 2016.