Sanders, Clintonit: Jam ende në lojë

"Fushata ka më në fund vrullin e nevojshëm për të qënë e suksesshme", ka qënë kjo deklarata e kandidatit demokrat në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, i cili duket se po kthehet në një rival të denjë të ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton. Senatori i Vermontit arriti që të fitonte në tre shtete të premten e shkuar, ndërkohë që edhe sondazhet në rang kombëtar paraqitën një rritje për të me afro 2%. Gjatë takimit elektoral të mbajtur në Ëincosins, shtet në të cilin do të zhvillohet edhe gara e rradhës në nivel partiak, ai tha se fushata e tij ka marrë më në fund një ritëm të kënaqshëm."Të shtunën që lamë pas u mbajtën zgjedhje në tre shtete. Ne fituam në VVashington me 72%, në Alaska me 82% si dhe në Haëaii me 70%. Kjo është ajo që unë quaj vrull fushate." Ishin fjalët optimiste të Sanders.Nga ana tjetër, kandidatja Clinton, ka reaguar mbi sulmin e menaxherit të fushatës së Trump, Kori Levandovski i cili është vendosur nën akuzë nga autoritetet në SHBA për agresion ndaj një gazetareje gjatë një eventi elektoral. Ish-sekretarja e Shtetit vlerësoi këmbënguljen e gazetares për të dënuar veprimin Levandovskit, teksa theksoi se përgjegjësinë kryesore mbi këtë cështje duhet t'a mbajë Donald Trump. Sipas saj, miliarderi ka përdorur një retorikë mjaft të ashpër në fushatën e këtij viti që ka shqetësuar mjaft grupe të shoqërisë, e sidomos gratë dhe vajzat.Ndërkohë, edhe Trump ka mbajtur një takim elektoral me mbështetësit e tij në Wisconsin. Gjatë fjalës së tij, ai sulmoi dy rivalët partiakë, Ted Cruz dhe John Kasich, duke thënë se ata po tentojnë që të shkatërrojnë sigurinë kombëtare. Më tej, miliarderi tha se ai do të krijonte vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara dhe se do të tërheqë bizneset e ngritura nga amerikanët në Kinë dhe në Meksikë. Gara e rradhës për demokratët dhe republikanët do të mbahet pikërisht në Ëisconsin më datë pesë prill. Në kampin republikan do të aplikohet edhe njëherë sistemi Winner-takes-most, që do të thotë se fituesi do të marrë shumicën e delegatëve në rast suksesi.