Keni ankesa për policinë, telefononi Saimir Tahirin

Prej pak ditësh në murin e çdo komisariati të policisë në Tiranë është postuar numri i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Në letër shkruhet se për çdo mungesë shërbimi apo etike të punonjësve të policisë ata mund të kontaktojnë në atë numër për të bërë denoncimI pyetur nga gazetarët pas takimit me drejtorët e policisë ministri Tahiri e komentoi si një mënyrë shtesë për të garantuar që qytetarët të gjejnë një adresë të fundit ku të ankohen në rast se Policia e Shtetit nuk përgjigjet ashtu siç duhet. Por kjo nuk mund të zëvendësojë rrugën ligjore dhe institucionale të të bërit të ankesavePyetje: A ka dhënë efekt publikimi i numrit tuaj z. Tahiri në komisariatet e vendit?Ministri Tahiri: Po patjetër. Patjetër. Unë kam besim që publikimi i numrit tim personal është një mënyrë shtesë për të garantuar që qytetarët të gjejnë një adresë të fundit ku të ankohen në rast se Policia e Shtetit nuk përgjigjet ashtu siç duhet. Që nga ana tjetër në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë rrugën ligjore dhe institucionale të të bërit të ankesave apo çështjeve që kanë për të ngritur qytetarët  në Policinë e Shtetit. Jam shumë i vendosur që do ta vazhdojë duke publikuar në çdo komisariat, sepse besoj njerëzit kanë nevojë të shohin përulje dhe jo arrogancë nga ata që kanë detyrën për të drejtuar dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Njerëzit kanë nevojë të shohin mbi të gjitha shërbim nga ata që kanë detyra më të larta dhe pastaj kështu me radhë nga të gjithë ata që janë ngarkuar me përgjegjësi për t’i shërbyer qytetarëve./Oranews.tv/