Referendumi, Blushi: Rama e kërkoi por nuk bën fushatë, është proces i trukuar
Referendumi është një proces i trukuar. Kështu ka deklaruar deputeti kritik i PS, Ben Blushi. Deputeti socialist tha se është kërkuar referendum dhe nuk po bëhet fushatë.Blushi: Në PS nuk është votuar, pra askush nuk e di sa vota janë për secilën palë apo për mendim ndryshe dhe ky kongres me imponim për fat të keq, i ka hequr PS të drejtën e votës dhe të gjithë ata që kanë votuar për ti hequr të drejtën e votës kam përshtypjen se kanë një llogari të pambyllur me historinë.Sa i takon referendumit duhet të pyesni ata që kërkojnë referendumin pse nuk bëjnë fushatë. Si ka mundëesi që të kërkosh referendum dhe të mos kërkosh fushatë. Nuk ka referendum në botë ku ai që kërkon referendum nuk bën fushat. E di pse nuk bën fushatë? Sepse ky ka për të qenë një rezultat i trukuar dhe palës që është kundër referendumit nuk po i njihet asnjë e drejtë. Nuk ka vëzhgim në këtë proces, pra është një proces i trukuarPër debatin me deputetin e PD, Gent Strazimir, i cili dyshohet se kishte pistolete në protesten për parkun Blushi tha se Strazimiri kishte kryer vetëvrasje politike duke dale me pistolete ne proteste"Deklarata e Blushit u bë pas përfundimit të Komisionit të Jashtëm.