70 kosovarë në Siri dhe Irak, Mustafa: Kthehuni, duam t’ju integrojmë
Në Siri dhe në Irak janë 70 shqiptarë nga Kosova. Shifra është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria në Prishtinë. Kryeministri Isa Mustafa u bën edhe një herë apel që ata të rikthehen në vend, duke premtuar se qeveria do të punojë për riintegrimin e tyre.Mustafa: Asnjë qytetar i yni të mos marr pjesë në konflikte të jashtme. Të gjithë ata të kthehen dhe natyrisht që kthimi i tyre nënkupton edhe konsekuenca ligjore dhe sociale. Mirëpo, ne jemi të interesuar t'i ruajmë qytetaret tanë, t'i integrojmë ata në shoqërinë tonë, të mendojmë për ta dhe familjet e tyre dhe së bashku të ndërtojmë një shoqërie e cila është e orientuar nga perëndimi është e orientuar nga paqja dhe stabiliteti.Ndërsa ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni deklaroi se ka shumë shqiptarë në Siri që kanë nënshtetësi të një shteti tjetër.Hyseni: Ka qytetarë të Kosovës që kanë shtetësi të ndonjë vendi tjetër dhe që janë regjistruar në vatra të krizës atje. Ndonjëherë për fat të keq ata sjellin me vete edhe anëtarë të familjes, gra dhe fëmijë e në të shumtën e rasteve kjo behët kundër vullnetit të tyre.Aktualisht, në Kosovë janë 28 persona në gjykim ose të dënuar në lidhje me pjesëmarrjen në luftën në Siri./Ora News/