28 vjecari nuk zbret nga pema, qëndron mbi 25 orë mbi të

Ka mbi 25 orë që qëndron në majë të pemës, në mes të Seattle. Është i keq, sillet keq me këdo, nuk pranon të zbresë nga pema por ka bërë jehonë në rrjetet sociale.Prokuroria kërkon që të nxjerrë një urdhër ndalimi për Cody Lee Miller, 28 vjec, i cili qëndron mbi pemën 24 metra të lartë, pranë një qendre tregtare në Seattle.Në fakt policia bëri të ditur se Miller ishte arrestuar një javë më parë, pasi qëllonte policinë nga pema ndërsa pamjet ajrore tregojnë pamjet filmike.Ai ka hedhur vazhdimisht nga pema objekte të ndryshme. Rrjetet sociale janë pushtuar nga statuset "njeriu në pemë".Ai qëllon me kone pishe apo degëza të vogla peme mbi zjarrëfikësit, policinë apo edhe kalimtarë që ndalojnë për ta parë."Kjo na ka shkaktuar humbje kohe të pallogaritshme për autoritetet tona" tha Stephen Herschkowitz, kryeprokuror i Kontesë King në Seattle.Miller akuzohet tashmë për agresion dhe dhunë ndaj oficerëve të policisë por është gjobitur edhe për dëmtim të pemës dhjetëra vjecare në shumën e 7800 dollarëve.Sipas policisë, 28 vjecari vuan nga kriza tw personalitetit.tree25n-2-web tree25n-3-web