Në Indi mund të divorcohesh nëse i thua burrit “Elefant”

Një burrë në Indi u divorcua nga gruaja e tij, pasi ajo e quante vazhdimisht “elefant”. Pesha e burrit ishte 100 kg, shumë larg peshës së elefantit, por gruaja ia tepronte me etiketimin në vijimësi ndaj bashkëshortit të saj biznesmenë.Gjykata e Lartë në Nju Delhi vendosi të pranonte një vendim të një gjykate më poshtë në vitin 2012, që kishte kryer divorcin e çiftit për këtë arsye. Përqeshja e bashkëshortit është cilësuar si “mizori mendore”.35 vjeçari tha se gruaja e tij e ka poshtëruar në vijimësi për shkak të mbipeshës dhe si të paaftë për të kënaqur dëshirat seksuale të saj, shkruajnë mediat indiane. Përveç elefant, gruaja e etiketonte edhe si “yndyrë elefanti”.“Thirrja me një emër të tillë dhe abuzimi i vazhdueshëm nga ana e bashkëshortes ka bërë që burri të humbiste vetëbesimin tek vetja”, tha gjyqtari.“Natyrisht, paditësi ishte i ndjeshëm ndaj talljeve të tilla”, shtoi ai.Burri pohoi se gruaja nuk kishte sjellje të mirë as me familjen e tij. Tmerri sipas burrit ka zgjatur rreth 6 vite të martesës. Tani, çifti i divorcuar ka një djalë 10 vjeçar.Ai tha se është përballur me humbje të rënda në biznesin e tij për shkak të “torturës mendore”.Gruaja e çoi në Gjykatën e Lartë vendimin e divorcit të vitit 2012 nga gjykata më e ulët atje. Gjykata e Lartë vendosi më 22 mars 2016 që t’i jepte të drejtë familjes që bëri padinë./Ora News/