Restaurimi i Palmirës, Drejtori Antikitetit: Do përfundojë brenda 2016-ës

Puna më e madhe për restaurimin e qytetit antik sirian të Palmirës pritet të përfundojë brenda këtij viti, tha kreu i Antikiteteve në vend, pasi forcat qeveritare rimorën kontrollin e qytetit.Forcat qeveritare siriane të ndihmuara edhe nga mbështetja e bombardimeve ajrore nga ana e rusëve, e larguan të dielën Shtetin Islamik nga vend.Shefi i antikitetëve në qeverinë siriane, Mamoun Abdulkarim, tha se parashikohet që puna më e madhe për restaurimin e qytetit historik, me përjashtim të tempujve Bell dhe Baal Shamin të cilat u shkatërruan rëndë nga ISIS vitin e shkuar."Puna për restaurimin e Palmirës pritet të përfundojë brenda këtij 2016. Kemi shumë kapacitete dhe ekspertizë në drejtimin gjeneral të antikiteteve dhe muzeumeve. Kemi nisur punën për restaurimin e dhjetëra objekteve dhe kemi eksperiencën e duhur për të përfunduar këtë detyrë" tha Abdulkarim për Reuters, në damask.Tempujt Bell dhe Baal Shamin do të rindërtohet pasi studimit të situatës në terren, tha ai, duke shtuar se qeveria do të marrë masat paraprake për të mbrojtur qytetin, që ai të mos bjerë kurrë më në duart e militantëve.Abdulkarim, i cili do ta vizitojë për pak orë Palmirën tashmë të cliruar dhe vendi i parë që do të vizitojë do të jetë tempulli Bell.Palmira është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës antike, sipas UNESCO, që e ka përshkruar atë një udhëkryq të qytetërimeve të ndryshme._85298990_5e97a8af-0f8e-4847-90c7-f470e09c63f5 3500 (1) 3500 3699 4000/Oranews.tv/