Modelja humbet mijëra ndjekës pasi publikon foto tepër “të vërteta”
Stina Sanders ndërmori një rrezik të madh duke rënë dakort për të postuar foto “të vërteta” në llogarinë e saj në Instagram.Modelja dhe blogger-ja nga Londra është shfaqur në fushata të Nike, Loreal dhe një numër firmash të njohura kur ajo bëri marrëveshje me ta për të shpërndarë foto në Instagram për një eksperiment social.Sander filloi të suprizonte ndjekësit e saj me foto që ata me siguri nuk i prisnin.Ajo shihet duke zbardhur qimet në fytyrë,me flokë të palarë dhe thonjë të copëtuara teksa përgatitej për të trajtuar sindromën e irritmit të zorrës.Një botë shumë larg fotove të saj glamuroze, ato përfaqësonin një realitet të parë shumë rrallë në mediat sociale.Menjëherë pas lançimit të eksperimentit, numri i fansave të saj nisi të ulej.Sanders humbi në total 5 mijë ndjekës.
/Oranews.tv/