Peshkatarët kapin dy prej merlucëve më të mëdhenj në botë

Dy peshkatarë britanikë kanë festuar sot kapjen e dy prej merlucëve më të mëdhenj në botë në gjirin e Norvegjisë.Paul Stevens ishte tepër i entuziazmuar kur kapi gjallesën 38 kg, derisa miku i tij Bert Williams mundi rekordin e tij ditën tjetër me një merluc 42 kg- më i madhi i kapur nga një anglez.Në fakt kapja e til është ende 4 kg larg rekordit botëror por ekspertët mendojnë se është thjesht çështje kohe para se të rrëmbëje titullin pasi speciet dikur në zhdukje tanimë kanë pushtuar ujërat skandinavë.“Kurrë nuk kam ndjerë diçka si kjo.Sapo peshku u kap pas karremit, më tërhoqi 20 metra nga çikriku”- shprehet 71 vjeçari nga Wirral Merseyside për Daily Mail.Nërkohë Paul, 39 vjeç tha: “Fytyra e Bert kur kapi merlucin ishte e papërshkrueshme.Megjithëse ishte 4 kg më i madh se i imi e përgëzova".329BA8F200000578-3512642-image-m-24_1459181329337 329BA60300000578-3512642-image-m-23_1459181299347 329BAA2300000578-3512642-image-m-22_1459181270240 329BACF900000578-3512642-image-m-25_1459181349502/Oranews.tv/