Vjen në jetë fëmija i shtatë i reperit T.I
Erdhi në jetë dhe fëmija i shtatë i reperit T.I. Lajmin e bëri publik vetë këngëtari në faqen zyrtare në Facebook, ku përshkroi me pak fjalë gjithë lumturinë që ndjente që më në fund është babai i një vajze tjetër.Sidoqoftë lumturia e tij nuk është e plotë sepse krijuesi i hitit ‘Go Get It’ nuk ndodhej pranë bashkëshortes Tameka, në atë moment.Vogëlushja që erdhi në jetë është fëmija i tretë që T.I ka me bashkëshorten Tameka, ndërsa nga lidhjet e mëparshme me Lashon Dixon, Mr. Niko dhe Zonnie Zebo Pullins ka edhe katër të tjerë.35-vjeçari shkroi në Facebook: "Ajo që më inatosi me të vërtetë është fakti se unë ndodhem në Karolinën e Jugut, ndërsa gruaja ime në Georgia ku lindi vajzën. Nuk munda ta ndihmoja shumë. Megjithatë ndihem shumë me fat që fati numër shtatë është këtu pranë nesh"./Oranews.tv/