Koala e vogël paralizon trafikun në mes të autostradës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2016, 17:57
Një koala e vogël është shoqëruar nga policia për arsye sigurie, jo për ndonjë krim të kryer por sepse për minuta të tëra paralizoi trafikun në autostradën e Australisë.Koala lëvizi në austradë nga "Brisbane Valley" drejt kryeqytetit Queensland, në Brisbane.Pamjet e publikuara në Facebook nga cifti Mike dhe Lee-Anne Phipps, shfaqin trafikun në autostradë teksa një polic kap me ngadalë dhe qetësi koalën nga rruga për arsye sigurie.
/Oranews.tv/