Hoteli më i vjetër në botë
Hoteli më i vjetër në botë ndodhet në fshatin Hayakawa të Japonisë.Quhet Nishiyama Onsen Keiunkan dhe është ndërtuar në 705 kështu që këtë vit ai feston përvjetorin e tij të 1,311.Që nga dita e themelimit, hoteli është mbyllur vetëm kur është rikonstruktuar.Gjatë gjithë kësaj kohe, për 52 breza, ndërtesa ka qëndruar në pronësinë e të njëjtës familje.Hera e fundit që është rinovuar është në vitin 1998. Ambjenti i brendshëm i hotelit është i dizenjuar dhe mobiluar sipas stilit tradicional japonez megjithatë të ftuarit do të kenë akomodimin modern që ata kërkojnë.Në këtë hotel nuk ka televizor apo internet, pasi ky është një vend rifreskimi dhe ripërtëritje, ku ju mund të gjeni paqe mendore, të bëni banjë në burimet me ujëra të ngrohtë dhe të shëtisni në shtigjet e maleve.
/Oranews.tv/