Organizatat humanitare, ish-refugjatët: I shkruajmë sirianëve t'i rikthejmë shpresën
Një organizatë humanitare me bazë në Atlanta, përbërë nga ish-refugjatë, si pjesë e një programi special, po përpiqet që të ngushëllojë e të mirëkluotpjë vuajtjet e refugjatëve siriane dhe atyre nga lindja e mesme në përgjithësi, përmes letrave."E dashur Sajeda, e di që është evështirë që të jetosh në një vend tjetër. Më vjen thellësisht shumë keq për ju. Kohë më të mira do të vijnë".Kjo është letra e shkruar nga 87 vjecarja Helga në Colorado, SHBA, për miken e saj 16 vjecaren, një refugjate siriane e cila tani jeton në Zarqa, Jordani."E di që një nga gjërat që mendoj se sot po humbet është kontakti me njerëzit dhe besoj se është shumë e trishtë" shkruan ndër të tjera Helga.Helga ka qënë vetë një refugjate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo beson se duke shkruar këto letra, ndihmon mijëra refugjatë mijëra km larg, që të ndihen më mirë, të kenë miq dhe të kenë besim dhe kurajo, për ato që i presin në të ardhmen."Le ta pranojmë, ne bëjmë një jetë shumë egoiste këtu. Kemi gjithcka na duhet dhe nëse një letër mund tju sjellë pak paqe, mendoj se kjo është e mrekullueshme" thotë ajo.Helga thotë se letrat të ndihmojnë dhe këtë e ka nga eksperienca. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, helga ka mbajtur kontaktet me bashkëshortin e saj, mes Gjermanisë dhe Amerikës. Në atë kohë helga vetë ka qënë adoleshente.Brian Feagans, kreu i kësaj organizate humanitare thotë se ata duan të dërgojnë mesazhe shprese dhe dhëmbshurie për refugjatët, pavarësisht brezave të ndryshëm."Njerëzit duan të dërgojnë sms pozitive për refugjatët sirianë" tha ai.
/Oranews.tv/