Fotot horror nga fushata kundër diabetit
Prania e sheqernave në gjak është kthyer thuajse në “epidemi” në mbarë botë për shkak të prodhuesve në masë të ëmbëlsirave me ëmbëltues industrialë.Por, Shoqata e Diabetit në Tailandë ka nisur një fushatë për të inkurajuar njerëzit që të reduktojnë marrjen e sheqernave.Fotot duken paksa të tmerrshme dhe nuk dihet se çfarë rezultati do të kenë. Edhe fushatat antiduhan shpesh janë tejet të “forta”, por konsumimi i tij vazhdon edhe pse me pasoja.Duke ju rikthyer sheqerit, ai ka ndikim negativ që nga dhëmbët e deri tek organizmi në tërësi. Prania e lartë e sheqerit shkakton edhe diabetin e tipit 2, i cili zvogëlon në mënyrë dramatike imunitetin e trupit për t’u shëruar ndaj sëmundjeve të tjera.Fushata me titull "Sweet Kills", ka për qëllim të na tregojë se çfarë mund të shkaktojë diabeti i tipit 2.Pasi të shihni këto imazhe, me siguri do të mendoheni dy herë kur të hani ëmbëlsira.
/Ora News/